Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
Vërtet, pa pikën e keqdashjes e bëra, kur ia shpjegova me dy fjalë që zemërgjerësia rinore është vërtet diçka e bukur, veç nuk vlen asnjë grosh! Po pse nuk vleka? Po sepse është atribut i fituar pa mundim, pa u jetuar jeta, nuk është tjetër veçse "mbresë e parë e qënies". Do ju shohim në punë e sipër! Shpirtgjerësia e fituar lehtë është efemere, madje, kur je i ri, edhe jetën të japësh nuk është ndonjë gjë kushedi çfarë, kjo sepse të vlon e gurgullon gjaku, të teptisin forcat, ke ashk të pashuar për të bukurën e të virtytshmen! Provoni të kryeni akte të vërtetë heroike pa bujë e pa fanfarë, pa shkëlqim e pa britma, por plotepërplot me therori, ku nuk gjendet asnjë pikë lavdie e zulmi, atëherë, kur ju, i virtytshëm siç jeni, u paraqiteni njerëzve si i poshtër; e pra, e vërteta është që jeni më i ndershmi i të ndershmëve! Ja këtë fare heroizmi provoni të bëni! Jo, pse, s'keni pse hiqni dorë! Kurse unë ja ku po jua them se tërë jetën time këtë lloj heroizmi kam bërë, atë e kam mbartur mbi shpatullat e mia!
0 likes

Be the first to react on this!

Grupo de Marcas